Valbona Mema është larguar nga shtëpia në padijeni të banorëve të tjerë dhe vendimi iu është komunikuar nga produksioni.
“Për shkak të një situatë urgjence të një familjari të saj konkurrentja ka ndërprerë rrugëtimin e saj në BBV, për këtë arsye anulohet votimi për ditën e shtunë.
Ju uron suksese të gjithëve duke shpresuar të fitojë më i miri”, thuhet në zarfin e lexuar nga Luiz Ejlli brenda shtëpisë.
Ndërsa banorët kanë mbetur të habitur nga vendimi i papritur i këngëtares për t’u larguar.