57 persona janë bllokuar pasi një bosht i minierës së qymyrit u shemb sot në rajonin e Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore , sipas medias vendase CCTV.
“Të paktën 57 persona janë të zhdukur, dhe më shumë se 200 shpëtimtarë kanë mbërritur në vendngjarje”, tha rrjeti informativ.
Më herët, agjencia kineze e lajmeve Xinhua raportoi se më shumë se 50 persona kanë mbetur të bllokuar për shkak të shembjes së minierës.
“Aksidenti ndodhi pasditen e së mërkurës dhe sipas një hetimi fillestar, më shumë se 50 persona janë bllokuar në minierë”, sipas agjencisë New China.
“Në orën 17:13 (ora lokale) nga miniera u nxorrën tre persona, dy prej të cilëve ndërruan jetë”, sipas të njëjtit burim.
Presidenti kinez Xi Jinping urdhëroi një operacion kërkimi dhe shpëtimi në minierë, sipas mediave shtetërore.
Siguria e minierave është përmirësuar në dekadat e fundit në Kinë, ashtu si edhe mbulimi mediatik i incidenteve të tilla, shumë prej aksidenteve janë heshtur në të kaluarën.