Klubi i Chelsea po kalon një kohë shumë të vështirë. Pas largimit të teknikut gjerman Thomas Thuchel nga “Stamford Bridge”, në fillim të sezonit, pas mosmarrveshjeve me Presidentin Todd Boehly, tashmë është radha e Graham Potter për të bërë gati “valixhet”, me anglezin që nuk po sjell asnjë impakt në lojën e “bluve”.
Për këtë arsye klubi ka vendosur që mesditën e sotme të zhvillojë një takim të jashtëzakonshëm për të trajtuar momentin e vështirë të “bluve”.
Gjithë takimi do të drejtohet nga Drejtori teknik, Christopher Vivell, i cili thirri në takim teknikun Potter dhe stafin e tij, në akademinë e Chelsea, Cobham. Në takim të pranishëm do të jenë gjithashtu dhe 2 drejtorët sportivë të Chelsea, Paul Winstanley dhe Laurence Stewart, ndërsa Presidenti Todd Boehly, mësohet së nuk është i pranishëm.