Dhunuan barbarisht Petraq Milon, arrestohen dy policët në Malin e Zi

Dy efektivët e policisë malazeze kanë rënë në pranga ditën e sotme, pasi dhunuan politikanin Petraq Milo.

Mediat malazeze bëjnë me dije se dy policët të cilët shfaqen edhe me video duke dhunuar në pikën kufitare Sukubinë – Muriqan pedagogun dhe politikanin e njohur shqiptar, janë tashmë në pranga.

Ngjarja e rëndë ndodhi me 15 janar, ndërsa një ditë më parë në rrjetet sociale janë publikuar pamje të reja që dokumentojnë dhunën ndaj tij.

Në videon e publikuar, në një moment shihet dhe dëgjohet Petraq Milo u thotë policëve se “nuk kam bërë asgjë”. Në video po ashtu dëgjohet fjalia “ule telefonin”, teksa polici nxjerr me dhunë nga makina ekspertin e ekonomisë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *