Vrasja e 40-vjeçarit në Greqi, identifikohen 4 prej autorëve që u përfshinë në sherr; dyshohet se…

Mediat greke kanë zbardhur detaje nga vrasja e shqiptarit Pëllumb Islami në Greqi, ndërsa janë identifikuar 4 nga 7 shqiptarët që u përfshinë në sherrin masiv një natë më parë në Athinë.

Sipas autoriteteve vendase, të 7 shqiptarët dyshohet se janë arratisur drejt Shqipërisë për t’i shpëtuar arrestimit nga policia. Pavarësisht se nuk janë bërë të ditur emrat, mediat helene kanë publikuar fotot e disa prej personave të shpallur në kërkim.

Sakaq, personat e përfshirë në këtë konflikt janë pjesë të dy grupeve kriminale të trafikut të drogës, trafikut të qenieve njerëzore dhe gjobvënies.

Dy bandat janë rivale me njëra-tjetrën, gjë që çoi dhe në sherrin masiv. Një natë më parë, 7 shqiptarët u futën në një lokal në Athinë, dhe pas një sherri të ashpër, njëri prej tyre ka qëlluar 9 herë me armë. Një prej plumbave ka kapur aksidentalisht 40-vjeçarin Pëllumb Islami, duke i marrë jetën në vend.

Viktima nuk kishte asnjë lidhje me personat në fjalë, ndërsa raportohet se ishte duke parë ndeshjen me shokët e tij. Ai punonte si hidraulik në shtetin helen, ndërsa ka qenë vëllai i tij i cili e ka identifikuar atë në morg.

https://www.youtube.com/watch?v=DSNVbP3uY9M

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *