Operacioni ‘Agimi’/ Kultivoi kanabis në Nikël të Krujës, 47-vjeçari arrestohet në Kakavijë

Edmond Kaçeli i shpallur në kërkim pasi kultivoi kanabis në Nikël të Krujës, është arrestuar në Kakavijë. 47-vjeçari u arrestua në Kakavijë, teksa ishte në tentativë që të kalonte kufirin.

Si rezultat i operacioni antikanabis që u zhvillua në fund të muajit të kaluar, në territorin e rrethit të Krujës, u arrestuan në flagrancë 16 persona, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 24 të tjerë.

NJOFTIMI:

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe intervistimit të detajuar nga Policia Kufitare Kakavijë është bërë e mundur kapja dhe prangosja e një personi të shpallur në kërkim kombëtar.Vihet në pranga 47-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Agimi”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim E. K., 47 vjeç, banues në Nikël, Krujë.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Agimi”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 shtetas të tjerë, ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Nikël, Krujë.

Si rezultat i operacioni antikanabis “Agimi” që u zhvillua më datë 30.05.2021, në territorin e rrethit të Krujës, u arrestuan në flagrancë 16 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 24 të tjerë.Shtetasi E. K. iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, për procedura të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *