Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një reagim surprizë në rrjetet sociale.
Që nga momenti kur ndodhi skandali “McGonigal”, Rama i është shmangur përgjegjësisë dhe ka dhënë gjithmonë mesazhe të koduara.
Kur PD protestonte më 11 shkurt, Rama doli duke bërë poça balte dhe dha një mesazh të koduar, i cili përkonte: “se kur të mbyllet një rrugë, hapet një tjetër”.
Ndërkohë edhe sot ai ka bërë të njëjtën gjë.
Gjatë vizitës së tij në Jpaoni, Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale me një arush panda, ku krahas saj shkruan: “Panda thotë jo gjithçka është bardhezi”.
Por çfarë do të na thotë këtë herë kryeministri, mos vallë mesazhi i tij lidhet po me dosjen e FBI?