Drejtuesi i ri i Drejtorisë së Policisë Vlorë, Ermal Muça, duket se punën e ka nisur duke u bazuar në terren, pas përpunimit të informacionit të mbledhur nga policia kriminale.
E teksa operacionet e suksesshme janë ‘dorë e tij’, një tjetër aksion ka nisur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës.
Sipas burimeve për priza.al ky operacion zhvillohet për arrestimin e personave të shpallur në kërkim si dhe ato që qarkullojnë me armë zjarri.
Duke qenë se është një operacion në vijim, pritet që ditën e neserme të kemi të dhëna konkrete.