Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Diola Dosti dhe Xhonatani ishin dyshja që u përfolën për një pëlqim të mundshëm mes njëri-tjetrit.
Tashmë duket se dyshja janë të hapur për tu njohur jashtë dhe këtë gjë e ka zbuluar vetë ata teksa ishin të ftuar në “Ftesë në 5”. Ndër të tjera ata zbuluan se së bashku do të bëjnë dhe një fluturim me parashutë.
“Nuk jemi takuar me parë pas Big Brother, çështje kohe. Do të bëjmë fluturimin një herë bashkë”, tha Xhonatani, i cili shtoi se do të shkëmbejnë tashmë edhe numrat e tyre të telefonit.