‘Ndihmë urgjente për ushqim dhe mjete jetese’/ Mbi 350 mijë njerëz në Etiopi vuajnë nga uria

Një analizë e pabotuar nga agjencitë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe grupet e ndihmës vlerësojnë se rreth 350,000 njerëz në rajonin Tigray të Etiopisë të shkatërruar nga konfliktet vuajnë nga uria.

Qeveria etiopiane kundërshton analizën e Klasifikimit të Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC), sipas shënimeve të një takimi mbi situatën në Tigray.

“Për rrezikun e urisë, u vu re se shifrat e pabotuara të analizave IPC po diskutoheshin nga qeveria etiopiane, veçanërisht rreth 350,000 njerëz në të gjithë Tigray që besohet të jenë në kushtet e urisë “, lexohej në dokumentin e 7 qershorit.

Gjithashtu analiza thotë se miliona të tjerë nëpër Tigray kërkonin “ndihmë urgjente për ushqim dhe mjete jetese”

Një diplomat i lartë etiopian në Nju Jork, duke folur në kushte anonimiteti, konfirmoi se qeveria kundërshtoi analizën, duke vënë në dyshim metodat e sondazhit dhe duke akuzuar IPC për mungesë transparence dhe jo konsultim të mjaftueshëm me autoritetet përkatëse.

/Marrë nga: Reuters/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *