Vuçiç i prerë: Ose të formohet Asociacioni, ose faleminderit…kaq ishte

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se “lista e detyrimeve të pazbatuara” nga Marrëveshja e Brukselit, e cila u përmend nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, “në thelb ka të bëjë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

“Ata do të ​​thonë se çështja e energjisë nuk ka mbaruar. Tani problemi është a do të japin licencë, dhe pastaj a do të heqin licencën për të drejtat e shpërndarjes… Por të gjithë e dinë që thelbi është Asociacioni. Pra – ose do t’i qasen problemit të zgjidhjes së Asociacionit, ose: faleminderit, kaq ishte”, ka deklaruar Vuçiq, para takimit në nivel të lartë në Bruksel i cili do të mbahet më 27 shkurt.

“Sigurisht që situata jonë nuk është e thjeshtë, sigurisht që e gjithë kjo është një performancë në të cilën presioni është në fund të fundit mbi ne, por nuk është kjo hera e parë as në histori, as në 10, 11 vjetët e fundit. Sa i përket presioneve politike ndaj Serbisë, ne duhet të ruajmë paqen, duhet të jemi të gatshëm për kompromise, por edhe të mos ia japim Serbinë askujt”, ka pretenduar ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *