Noka: Skandali Rama-McGonigal është gjesti më antiamerikan i mundshëm

Deputeti demokrat, Flamur Noka, iu drejtua protestuesve të mbledhur përpara sallës plenare.

Ai e vuri theksin te skandali Rama-McGonigal.

“Jemi sot këtu për të na dëgjuar ju. E patë skenën, një skenë e turpshme. Garda përdoret për të dhunuar deputetët. Për të ndaluar deputetët e opozitës që të hynë aty për t’ju përfaqësuar ju. Edi Rama urdhëron bllokimin e Kuvendit, bllokimin e zërit të opozitës. Edi Rama ka frikë nga e vërteta. Edi Rama është i kapur peng. Është i kapur në flagrancë duke minuar demokracinë në Shqipëri”.

“Ne kërkojmë të drejtën për të folur, një e drejtë e fituar në dhjetorin e vitit 1990. Sapo përmendet emri i Edi Ramës, Linda e deputetit e ndërpret fjalën. Ku është thelbi i këtij poshtërimi që Edi Rama po i bën parlamentit dhe parlamentarizmit?

Thelbi është se ai u kap në një veprim kundër partnerit tonë strategjik. Skandali Rama-McGonigal është skandali më i madh, është gjesti më antiamerikan që mund të kishte realizuar një qeveri,” tha Noka.

“Pas Enver Hoxhës, Rama është antiamerikani më i madh që ka njohur historia. Ai është antiamerikan, se goditi sigurinë e SHBA, se korruptoi një ndër drejtorët e FBI-së,” theksoi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *