Deputeti i Rithemelimit, Luan Baçi ka kërkuar që të ngrihet një komision hetimor për çështjen McGonigal. Baçi kërkoi edhe arsyen se pse është përjashtuar më herët nga seanca.
Baçi: Kur mbaron dënimi duhet t’i thoni gardës që të më lënë të hyj. Mu hodhën ca nga koka ca nga këmbët. I morët më qafë, se do i drejtohemi institucioneve përkatëse për ta, se nga i marrin këto urdhra. Që isha përjashtuar, e mora vesh nga mediat. Tani keni bërë një zgjidhje shumë brilante, nja 7, 8 kolegë që firmosin për përjashtime.
Nikolla: Flisni për procedurë
Baçi: (ngre tonet), për procedurë po flas. Ata që më kanë përjashtuar të më thonë argumentet.
Nikolla: Ju po bëni histori…
Baçi: Skandalin e kryeministrit me McGonigal nuk do e kaloni kaq lehtë, do vazhdojmë të kërkojmë komisionin hetimor.