Kreu i PD, Sali Berisha po mban fjalën e tij në protestën e thirrur para Kuvendit.
Berisha tha se kryeministri Edi Rama fluturoi me çarter më shumë edhe sesa presidenti i SHBA, duke shtuar se Biden zhvilloi 40 fluturime ndërsa Rama 137.
“Protesta për mbrotjen e interesave të qytetarëve. Kushtetuta po shklemohet nga banditët. Kukullat e Ramës i bllokuan të drejtën deputetët e opozitës, duke i përjashtuar. Keta na mohojnë të drejtën kushtetuese të komisioneve hetimore. Jeni zëri i vërtetë i çdo shqiptari kudo ndodhet.
Dua të qartësoj se kjo është betejë për mbrojtjen e Kushtetutës, e cila shkelmohet nga banditët, porositës të vrasjeve, nga padronë të klaneve të drogës, të krimit. 28 burra dhe gra të votuar nga zgjedhësit shqiptarë gjykojnë se duhet të hetojnë, duhet të sjellin para zgjedhësve të tyre të vërtetën mbi këtë çështje kurse trafikantë dhe kukulla pa asnjë dinjitet njerëzor të Edi Ramës bllokojnë këtë të drejtë të deputetëve të opozitës vendosën hetimin e udhëtimeve të Edi Ramës në të cilat ka shpenzuar me avionin e tij me dhomë gjumi luksoze dhe me 22 rroga nga më të majmet të personelit ka shpenzuar mbi 22 milionë euro në 137 fluturime.
Presidenti i SHBA kishte realizuar gjithsej me AirForce1 40 fluturime, pra njeriu që ka përgjegjësinë e botës kishte parë të nevojshme 40 udhëtime kurse Edi Rama, 137 fluturime me avion në dispozicion të gjithë taksat tuaja, e gjithë mundi juaj kurse fëmijët largohen e vetëm largohen nga ky vend”, tha Berisha.