Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta rrëfeu një prapaskenë në kohën që ishte në krye të shtetit.
Gjatë fjalës së tij në protestën e sotme përpara parlamentit, Meta tha se një ish-ministre, të cilës nuk ia tregoi emrin, i kishte kërkuar që të miratonte dekretin për ta dërguar ambasadore në SHBA.
Sipas tij, Edi Rama e kishte bërë këtë vetëm për ta hequr si deputete pasi ajo ishte zëri i vetëm që dilte kundër.
“Në 2017 më erdhi një ish-ministre socialiste, s’ka nevojë t’ia them emrin, sepse secili e imagjinon, edhe më thotë, ‘meqenëse se ti je zgjedhur për president, a ke t’i kundërshtim që unë të shkoj ambasadore në SHBA’, ‘jo i thash, por pse?”. ‘Më thirri Edi, mu përgjëruar dhe më tha të dua atje’. I thash ‘unë s’kam kundërshtim, por kujdes mos ta fut Edi, se s’të do më deputete’, sepse ajo ishte zëri i fundit kundër që kishte mbetur në PS…
Ajo zonja e nderuar, as ambasadore nuk u bë, dhe as anëtare e asamblesë nuk u bë. Pse? Sepse është skizofren dhe edhe një zë kundër e shqetëson. Mos u habisni nëse do u japë urdhra deputetëve të PD që edhe një i vetëm deputet i PD të mos ngelet. Se edhe një i vetëm e tmerron se e tmerron e vërteta”, tha Meta.