Kreu i PD, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar shkelmimin e kushtetutës.
Gjatë fjalës së tij në një prononcim për gazetarët Berisha tha se tashmë duhet ta heqim fjalën krye ta zëvendësojmë me krimb, duke i vënë kështu një nofkë kryeministrit (krim-ministër.)
“Vazhdon revolucioni i pamposhtur, i pamposhtur. Sot beteja u zhvillua në sallë nga deputetët tanë. Denoncuan shkelmimin e kushtetutës me urdhër të krimb-ministrit, ta heqim krye ta zëvendësojmë me krimb”, deklaroi Berisha.