Deputeti i PS, Erion Braçe është shprehur se situata e vazhdueshme në Kuvend është kaotike, gjithsesi duhet folur që nga origjina për këtë çështje.
Gjatë fjalës së tij, Braçe iu drejtua deputetes së PD, Albana Vokshi, për çështjen e lobimit rus. Deputeti e pyeti Vokshin nëse e kanë marrë në pyetje Bashën përsa i përket kësaj çështjeje. Ndërsa shtoi se Berisha ka thënë që u ka shpërndarë formularë me pyetje, i keni plotësuar apo jo?
“Në respekt, doja të thoja diçka në lidhje me aksesin që duhet të kenë gratë për të hyrë brenda. I përdorni gratë si kokë dashi, burrat e PD të bëhen burra e të pranojnë edhe dënimet që u jepen e të mos fshihen. U bë e disata seancë që u bë se të thuhet se të gjithëve kjo na u bë se iu mohua e drejta e fjalës. Kanë shumë më tepër, kjo nuk është normale. Duhet të bashkëjetojë në Kuvend dhe atë e imponon rregullorja. Unë s’kam prioritet të flas për paratë e PD dhe nuk ka pse axhenda e dikujt tjetër të nxjerrë jashtë axhendën time. Të gjithë ata që janë këtu nuk paguhen për zhurmë. Do kërkoja mirëkuptimin e të gjithëve me gardën, mos godisni gardën, është e pakonceptueshme ajo që ka ndodhur te dera. Garda nuk shtyn, pushkaton. Ta fillojmë nga origjina, të kujt janë paratë që deklarohen këtu? Kam një pyetje për Albanën, e keni marrë në pyetje Bashën apo jo? Berisha thotë që u ka shpërndarë formularë me pyetje, i keni plotësuar apo jo? Këtu është thelbi, nuk të shkon Albana, qëndrimin mbaje sipas erës së parfumit dhe jo sipas erës së naftës”, tha Braçe.
Sakaq, Braçe ka folur edhe për hapsirat publike që u nevojiten bujqësisë dhe blegtorëve.
“Tani te ligji, na duhet hapësira publike. Nuk kanë vend ku të thajnë grurin, jam kundër, kush nuk ka paguar para për ndërmarrjet bujqësore nuk ka pse përfiton për këto prona. Qeveria nuk ka nxjerrë masat mbështetëse për në bujqësi dhe në blegtori. Shikoni ciklet, nuk mundet që bujku të rri të presi se kur do dalë vendimi nga ministria që të punojë tokën. Të bëhet çfarë është e mundur që ky vendim të dalë tani, me qëllim që bujqësit ato para t’i marrin e t’i shfrytëzojnë. Nëse ua japin ato para në dhjetor nuk ka asnjë vlerë”, përfundoi Braçe.