Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka dhënë sot masat e sigurisë për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, ky i fundit kunati i Erion Alibejt.
Arsen Preçi është lënë nën masën arrest me “Burg me afat”, masë e vendosur për 60 ditë, ndërsa për Arben Spahiun masa “Arrest me burg”.
Seanca u kryesua nga Gjyqtari Elis Dine, ndërsa Prokurorë të çështjes janë Kreshnik Ajazi, Drejtues i Prokurorisë dhe Arbër Berexha.