Kristi tradhëton partneren me Keisin? Reagon për herë të parë e dashura e tij jashtë “BBV”

Që pas hyrjes së Keisi Medinit në “Big Brother”, Kristi ka shprehur menjëherë pëlqimin ndaj saj. Është përfolur prej kohësh që Kristi ka dikë jashtë madje edhe vetë ai është shprehur duke thënë se: “Ajo u mërzit shumë kur hyra unë këtu”.

Kristi i qëndroi besnik Zazës (partneres së tij) kur Kejvina e ngacmonte nëpër shtëpi, por me hyrjen e Keisi Medinit, Kristi ka ndryshuar qëndrim. Ai ka pranuar se e pëlqen, pëlqim të cilin ia ka kthyer edhe Keisi.

Çdo ditë e më shumë po i shohim të afërt në shtëpi, madje mbrëmë fjetën të përqafuar. Por si ndihet Zaza për këtë, teksa i sheh nga jashtë?

Vetë ajo ka reaguar në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet e prekur dhe i vlerëson mesazhet pozitive e mbështetëse që ka marrë këtë periudhë.

“Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë.

Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin!

Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira.

Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”- shkruan Zaza.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *