Çmimet e ushqimeve dhe pijeve u rritën me 12% në janar

Rritja e përgjithshme e çmimeve ishte 7.1 për qind në muajin janar sipas matjeve që vijnë nga metodologjia e Eurostat që raportohet nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit dhe shërben për ti bërë të krahasueshme çmimet kudo në Europë.

Sipas matjeve kombëtare niveli i përgjithshëm i çmimeve ishte rritur me 7.2 për qind në janar 2023.

Sipas metodologjisë së Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve prej 11,8% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 6,9%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,7%, “Veshje dhe këpucë” me 5,3%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,6%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 4,1%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,4%, “Shërbimi arsimor” me 3,1%, “Shëndeti” dhe “Argëtim dhe kulturë” me 2,2% secili dhe “Komunikimi” me 1,1%.

Në janar 2023 inflacioni në rang europian pësoi rritjen më të lartë në Hungari me rreth 26%, Me Litani me mbi 21% dhe në Çeki me rreth 19%.

Në krahun tjetër çmimet u rriten me ritme më të ulëta në Zvicër me vetëm 3%, Luksemburg, Spanjë, Maltë, Qipro dhe Francë ku çmimet janë rritur me 6.7%. Inflacioni në vendin tonë është rritur poshtë mesatares Europiane me 10 për qind në janar 2023./Monitor

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *