“Fitorja e padiskutueshme” Meta takon strukturat e PL në Elbasan: Tuneli u ndërtua nga i madhërishmi Berisha

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e kësaj partie në qytetin e Elbasanit. Ai prezantoi edhe kandidatin e opozitës për këtë bashki, deputetin Luçiano Boçi. Meta përmendi disa prej problematikave të këtij qyteti, duke u ndalur edhe rruga e Arbrit.

Pjesë nga fjala e Metës: Elbasani ndodhet e parafundit kushtet e jetesës, varfërinë. Elbasani që është 20 minuta larg Tiranës, për shkak të tunelit të ndërtuar nga i madhërishmi Sali Berisha. Këtu mbizotërojnë bandat që i mbështet qeveria e krimit. 75 mln euro ishte për t’u bërë rruga e Arbrit. Ka vajtur 350 mln euro dhe nuk ka sy për të mbaruar ajo. Atje po vriten njerëz në aksidente dhe probleme. Nuk po përmend rrugë të tjera. Aq miliardë euro sa janë marrë borxhe, do ishin bërë rrugë nga Tirana në Londër.

Ja ku jemi. Nuk do krahasohemi as me Britaninë dhe Austrinë. Kemi Kosovën, shumica e qytetarëve janë shqiptarë. Buxheti ynë për 2021, 4.9 mld euro, i tyre 2.5 mld. Ndihmë ekonomike në Shqipëri, një familje ka përfituar 58 euro në muaj, ndërsa në Kosovë ka marrë 100-120 euro në muaj. Niveli mesatar i pensioneve në Kosovë është 300 euro. Ndërsa në zonat rurale në Shqipëri është 79 euro. Fitorja e padiskutueshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *