Mbrojtësi i njohur spanjoll i Paris Saint-Germain, Sergio Ramos ka njoftuar sot tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar. Ai ka treguar se kishte marrë një telefonatë nga trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, që tregonte se nuk do të ishte pjesë e planeve të tij për të ardhmen.
36-vjeçari ka bërë 180 paraqitje për “Furinë e Kuqe”, duke vendosur kështu një rekord. Në karrierën 17 vjeçare Ramos fitoi dy Kampionate Evropiane dhe Kupën e Botës në 2010.
Ish-lojtari i Real Madrid thekson në deklaratën e tij se do të kishte dashur ta përfundonte periudhën me Spanjën në një moment më të mirë dhe jo të kushtëzohej nga mosha. Ramos tashmë do fokusohet me PSG-në, aty ku ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.