“Si do të vijmë në pushtet?” Berisha: Revolucion paqësor me elementë të mosbindjes civile

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me drejtuesit e departamenteve në këtë forcë politike, u shprej se në pushtet e djathta shqiptare do të vijë me votën e lirë dhe me metodat e mosbindjes civile. Në fjalën e tij Berisha e cilësoi regjim monist, atë të kryeministrit Rama, që sipas tij ka vendosur sistemin de facto të eliminimit të votës.

Ai këmbënguli se revolucioni i nisur nga ai do të jetë paqësor, ndërsa u shpreh se “Rama është i interesuar për dhunë”.

“Ne jemi në një revolucion dhe unë prapë do ndalem këtu. Kjo është një fjalë pak si e largët dhe jo rrallë po më thonë pse po e përdor këtë termë. Unë kam mirëkuptim për ata që më pyesin. Sepse ne kemi një regjim monist që ka vendosur sistemin de facto të eliminimit të votës.

Të gjithë e njihni procesin elektoral. Nëse unë kryeministër mobilizoj gjithë makinerinë shtetërore dhe ti drejton një forcë politike vjen dhe matesh me mua. Unë me një logjistikë më të madhe se tënden, me një buxhet më të madh se buxheti i shteti, kjo i bën zgjedhjet fiktive. Lojtaret duhet të jenë në kushtet e barabartë. Por janë të gjitha praktikat e tjera që ky ndjek kundër votës së lirë.

Do fitojmë me metodat e mosbindjes civile. Ne sot do përdorim të gjitha mundësitë që kemi. Ne do ndjekim revolucion paqësor me elementë të mosbindjes civile. Pse paqësor? Sepse ne jemi forcë demokratike, nuk jemi forcë dhune. Nuk lëkundemi ne nga ky pozicion, askush nuk mund të na intimidojë. Rama është i interesuar për dhunë. Ndërsa ne jemi forcë politike që beson në fuqinë e lëvizjes paqësore dhe në fuqinë e mosbindjes civile”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *