Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka komentuar sot deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me të, duke u shprehur se kreu i shtetit ka bërë rolin e gjykatësit. Gjatë intervistës në emisionin ‘Opinion’ Ahmetaj i dha të drejtë Ramës, se përgjegjësia është personale, por theksoi edhe se ai vetë nuk i kishte kërkuar kurrë ndihmë.
Pjesë nga fjala e Ahmetajt: “Nuk është asgjë e vërtetë. Po të jap autorizim, se skam kohë të merrem me këto. Veten e kam të pastruar, madje deklarim që nga 98-ta fije për pe. Sikur gjysma e politikanëve ta bënin atë që kam bërë unë…Si kam kërkuar Ed Ramës ndonjëherë ndihmë. S’do desha të isha në pozicionin e kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin, ai të bëjë atë që bën më mirë. Gjykatësi është pozicion i sikletshëm. Kam një rekord kur ka qenë dhe Fino prezent, i shkreti. Më kujtohen këta ish-kolegë. Me Saimir Tahirin s’kam shkuar fare, ti e di. Por dhimbja për një koleg është e madhe. Ajo që tha kryeministri, bëri rolin e gjykatësit. Ai e ka zakon të drejtë, që përgjegjësia është individuale.”, tha ai.