50 kg marijuanë drejt Greqisë, arrestohet shqiptari në Maqedoni

Sërish trafikimi i lëndëve narkotike është protagonist i lajmeve. Ditën e sotme Ministria për Punë të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se ka sekuestruar një sasi droge me vlerë rreth 200 mijë euro, me destinacion Greqinë.

Policia maqedonase ka ndaluar në rrugën rajonale Prilep- Gradsko, rreth orës 01:00 të mëngjesit, një kamion të tipit ‘Man’, drejtuar nga shtetasi shqiptar me iniciale B.J, 40 vjeç. Oficerët bëjnë me dije se fillimisht drejtuesi i mjetit ka tentuar të korruptojë policët duke i ofruar para në këmbim të mos kryerjes së kontrollit nga ana tyre.  Një përpjekje e dështuar pasi oficerët gjatë inspektimit të mjetit kanë zbuluar 50 paketime me marijuanë me një peshë prej 50 kilogramë. Vlera e bimës narkotike arrin rreth 200 mijë euro. Ndërkaq mësohet se shtetasi shqiptar B.J., është arrestuar dhe do ti dorëzohet Policisë së Prilepit për procedurat e mëtejshme.

Njoftimi plotë:

“Nga ana e patrullës së komunikacionit nga policët e Prilepit, rreth orës 01:00 në rrugën rajonale Prilep – Gradsko, është ndaluar një makinë mallrash “MAN” me targa të Shqipërisë, e që drejtohej nga B.J. (40) nga Republika e Shqipërisë. Shtetasi shqiptar i ka ofruar para policëve për të mos kryer kontrolle. Policia ka kryer kontrolle, pas çka janë gjetur dy qese ku janë futur 50 pako me marijuanë me peshë të përgjithshme prej 50 kilogramëve. Vlera e drogës kap vlerën e 200.000 eurove. Shoferi është privuar nga liria”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *