“Zoti nuk ishte me të” Motra e shqiptarit që u vra aksidentalisht në Greqi: Ende nuk e dimë..

Motra e 39-vjeçarit shqiptar, Pëllumb Islami që u vra aksidentalisht nga përleshja me armë e një grupi personash, në një lokal në Greqi ka folur për mediat greke.

“Ishte njeri shumë i mirë, ka ndihmuar shumë. Është shumë e vështirë, ne ende nuk mund ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Ai kishte shkuar për të parë një ndeshje dhe aty ku ishte ulur, fatkeqësisht Zoti nuk ishte me të. Ai kishte humbur shumë gjak, ende nuk e dimë të vërtetën, saktësisht se çfarë ka ndodhur” – ka thënë ajo.

Sipas mediave helene, Islami mësohet se kishte tentuar që të qetësonte bashkatdhetarët e tij, edhe pse nuk i njihte. “Qetësohuni djema, qetësohuni”, mësohet t’u ketë thënë ai. Policia ka identifikuar deri tani pesë persona të ashtuquajturit “Grupit L”, si të dyshuar për vrasjen e shqiptarit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *