Mbrëmjen e djeshme u luajt ndeshja mes PSV-së dhe Sevillas, në Eindhoven, në kuadër të kualifikueseve për Ligën e Europës. Por, ajo që ndodhi ishte një episod i rrallë, për më tepër për ndeshje të këtij niveli.
Një tifoz holandez i PSV-së arriti të zbresë në fushë dhe sulmoi nga mbrapa portierin e Sevillas, 31-vjeçarin serb Marko Dmitroviç. Lojtarët e tjerë kanë ndërhyrë menjëherë për të tërhequr tifozin. Edhe pse portieri u godit me grusht, arriti ta vinte poshtë vetes agresorin. Më pas “agresori” u largua nga forcat e sigurisë.
Portieri serb u përfshi me vonesë në formacionin fillestar të Sevillas, pasi Bounou u ndje i sëmurë para ndeshjes, duke ia lënë vendin zëvendësuesit të tij.
Arbitri i ndeshjes bëri që ndeshja të vazhdojë, e cila në përfundoi 2-0 për holandezët, të cilët mund edhe të ndëshkohen nga UEFA për veprimet e tifozit.
Fan punches Sevilla keeper Dmitrovic in Europa League tie: A fan ran onto the field in PSV Eindhoven's match against Sevilla and punched the Spanish team's goalkeeper before being wrestled to the ground pic.twitter.com/8YhRhebM4A
— FootBasket™.com (@FootBasket) February 24, 2023