Një automjeti tip ‘Nisan’ është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, në ecje e sipër. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Vlorë-Kuç. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, teksa shkaku mendohet të ketë qenë një defekt në mjet.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:10, në rrugën Vlorë-Kuç, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin A. K. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.