Përvjetori i luftës në Ukrainë/ Veliaj fton qytetarët e Tiranës në manifestim

Ditën e sotme shënohet një vit nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës fton qytetarët, që sot të bëhen pjesë e manifestimit në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas ndaj makinerisë ruse.

“24 shkurti shënon një vit nga nisja e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës! Tirana solidarizohet me të drejtën e çdo qytetari ukrainas për të qenë i lirë. Ju ftoj të jemi bashkë gjatë manifestimit, në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas kundër agresionit rus. JEMI ME JU!

Ora 12:00, rruga ‘Ukraina e Lirë’ – Bashkia Tiranë”, – shkroi kryebashkiaku në një postim në rrjetet sociale.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *