Aksident në Lezhë, plagoset drejtuesi i motorit

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Balldre ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Aksidenti ka ndodhur për shkak se një lopë ka dalë në rrugë dhe në tentativë për ta shmangur, drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin e mjetit duke u rrëzuar.

Shtetasi ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për një ndihmë të specializuar mjekësore.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *