Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për shtyerjen e afatit të paraburgimit për shtetasen ruse Timofeeva e cila u arrestua pasi u gjet në uzinën e Gramshit.
Trupi Gjykues në gjykatën e Elbasanit ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë.
Rusja ka deklaruar se ajo refuzon ekstradimin, për shkak se në vendin e saj ndiqet për shkak të bindjeve të saj politike. Teksa në vendin tonë Svetlana Timofeeva po hetohet për spiunazh, një gjykatë ruse vendosi pas arrestimit në Shqipëri, masën “Arrest në Burg” pasi ajo edhe atje është akuzuar për spiunazh.