Partia Demokratike mbetet ende e përbërë nga dy kampe, ai nën drejtim e kreut të kësaj foce politike Sali Berisha, dhe ai nën drejtimin e deputetit Enkelejd Alibeaj i cili pretendon se ka legjitimitetin. Sakaq, pritet edhe vendimi i Gjykatës së Apelit në lidhje me çështjen e vulës së PD-së.
Në zgjedhjet lokale të 14 majit, dy ‘grupimet’ do të dalin me kandidatë të ndryshëm, për të konkuruar ata socialistë.
Deri më tani, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar:
Qarku Berat: Bashkia e Mallakastrës, Agron Kapllanaj (kryetar i kësaj bashkie në vitet 2015-2019). Në Poliçan, Florian Qama dhe në Kuçovë Ilirjan Koxhaj, Në Dimal Dritan Sula
Bashkia Kamëz: Bilbil Bajraktari
Bashkia Lezhë: Sandër Marku
Në Krujë është prezantuar Sabah Sheta dhe në Dibër Naim Gazidede.
Bashkia e Kurbinit është Genc Doçi (njëkohësisht kryetari i degës)
Klomentina Drini në Vaun e Dejës,
Eriselda Çelaj në Fier dhe Pranvrea Rizaj për Bashkinë e Patosit
Bujar Vreto në Librazhd