“Ke shkelur Kushtetutën” Bardhi kërkesë Nikollës: Anulo votimin e djeshëm

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është drejtuar ditën e sotme me një kërkesë Kryetares së Kuvendit dhe Komisionit të Votimit për të anuluar votimin e projekt ligjeve të votuara ditën e djeshme. Sipas tij Nikolla ka shkelur rëndë Kushtetutën duke konsideruar të miratuar 3 akte me pjesëmarrjen e vetëm 64 deputetëve.

“Nga ana ime si deputet, është ngritur në mënyrë të përsëritur mungesa e kuorumit të nevojshëm për vendimmarrje, çka i bënte tre votimet e kryera absolutisht të pavlefshme, mirëpo në injorim të detyrimit kushtetues dhe të Rregullores së Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit i ka konsideruar aktet të miratuara. Kjo përbën një shkelje kushtetuese dhe ligjore shumë të rëndë, duke anashkaluar detyrimin e parashikuar nga neni 78 i Kushtetutës dhe neni 55 i Rregullores së Kuvendit.” – shprehet Bardhi në kërkesë.

Deputeti Bardhi i sjell në vëmendje Kryetares së Kuvendit se me veprimin e saj ka shkelur dy vendime të Gjykatës Kushtetuese ku saktësohet se “për përcaktimin e kuorumit në një proces votimi duhet t’i referohemi vetëm numrit të deputetëve që kanë votuar dhe jo numrit të përgjithshëm të deputetëve që ndodhen në sallë dhe që nuk votojnë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *