Tronditet Vlora nga shpërthimi i tritolit

Policia e Vlorës njofton se në lagjen ‘Uji i Ftohtë’ është regjistruar një shpërthim gjatë natës së kaluar. Objektit të cilit iu vendos lënda plasëse tritol, është një ndërtesë në ndërtim, por që punimet ishin ndërprerë prej vitesh. Mësohet se ai është në pronësi të shtetasit me iniciale D.K.

Nga shpërthimi fatmirësisht regjistrohen vetëm dëme materiale. Ende nuk janë të qarta arsyet e këtij veprimi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të qartësuar rrethanat si dhe për të identifikuar autorin.

Vlorë/Informacion paraprak

Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *