Dua Lipa shfaqet me veshje të tejdukshme në “Javën e Modës në Milano”

Ditën e djeshme, Dua Lipa ka marrë pjesë në “Javën e Modës në Milano” në shfaqjen e “GCDS”.

Këngëtarja e njohur, mori vëmendje me veshjen e saj të tejdukshme teksa e kishte zgjedhur me ngjyrë të zezë duke e kombinuar me taka të larta në po të njëjtën ngjyrë.

Pamjes së saj, i kishte shtuar si aksesor një çantë me ngjyrë të kuqe, në formë zemre.

Krahas Dua Lipës të pranishëm ishin dhe në shfaqjen e modës.

Kujtojmë se, së fundi u zbulua se Dua i ka dhënë fund kontratës nga kompania e menaxhimit që e ndihmoi atë të nis rrugëtimin e saj në industrinë e muzikës. Ashtu siç raportojnë mediat e huaja, thuhet se shkak i shkëputjes së kontratës kanë qenë të ardhurat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *