Nëse ka një gjë për të cilën është përfolur aktorja Olta Gixhari në shtëpinë e “Big Brother Vip”, përveç debateve, është pikërisht komunikimi me kode.
Megjithëse një gjë e tillë është e ndaluar rreptësisht nga produksioni, nuk kemi parë ende që kjo çështje të diskutohet nga ata, edhe pse videot e saj janë tashmë virale.
Një fragment i fundit, i cili po bëhet viral, përfshin Oltën dhe Dean.
Aktorja e pyet Dean: “E kanë ndërruar atë ë?”, ndërsa Dea e paqartë për pyetjen e saj e pyet se “kë”. Këtu, Olta bën një shenjë te dora (në dukje shenjën e orës), ndërsa lëviz sytë drejt dorës së saj. Nuk është e qartë nëse Olta e ka fjalën për orën apo për diçka tjetër, por mund të thuhet se është mjaft e qartë se kjo nuk është hera e parë që shohim ‘kode’ të tilla.
@ceniaselmani
Kujtojmë se veprimi i fundit i aktores, gjatë lojës me litar, duke hequr rripin, ka sjellë shumë pikëpyetje në rrjet. Nisur nga rregullat që “Vëllai i Madh” theksoi në nisje të lojës, do të kishim një nominim “kokë më kokë” mes Oltës dhe Luizit, megjithatë mbetet për t’u parë një diçka e tillë do të ndodhë.