Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti për të Mitur ka marrë sot vendimin për katër të akuzuarit për abuzimin seksual ndaj një të miture, ngjarje e ndodhur më 27 gusht të vitit 2022.
Mediat lokale raportojnë se për katër të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares është dhënë një total prej 40 vitesh burg.
Njoftimi i Policisë:
I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjetëve, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
I mituri XH.S është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe për veprën penale – Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me burgim për të mitur për tetë (8) vite.
I mituri G.R është shpallur fajtor për veprat penale Dhunimi, Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej nëntë (9) viteve.
I mituri G.J është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe veprën penale – Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë (8) viteve.