Një sherr për motive të dobëta është raportuar ditën e sotme në Vlorë. Uniformat blu bëjnë me dije se 33-vjeçari A.M., pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me thikë të riun 52-vjeçarim G.S., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi Policisë:
Sot, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. M., 33 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. S., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta policore, pas një orë ndjekjeje, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. M., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.