Një 53-vjeçar u dënua me 37 vjet burg në Greqi, pasi pranoi se ka abuzuar seksualisht me mbesat e të mitura prej vitesh.
Mediat greke shkruajnë se 53-vjeçari “joshte” vajzat e vëllezërve të tij me dhurata, çokollata si dhe i lejonte të luanin me celularin e tij.
Sipas aktakuzës, veprat janë kryer në periudhat 2009-2013, por denoncimi është bërë vite më vonë. Duket se prindërit e vajzave e dinin se me çfarë po përballeshin fëmijët e tyre, pasi kishin parë një video të regjistruara nga monstra 53 vjeçar.
Viktimat (të lindurat në vitet 2003, 2004 dhe 2006) kalonin kohë në shtëpinë e gjyshërve të tyre, ku jetonte dhe xhaxhi i tyre.
“Ai dukej njeri i mirë dhe i qetë, por në realitet ishte një përbindësh”, ka thënë njëri nga vëllezërit e tij.
“Ne drejtonim një tavernë dhe ishim në punë gjithë ditën. I linim fëmijët me gjyshërit, kryesisht në fundjavë. Aty banonte edhe vëllai tjetër. Ne nuk menduam se vëllai ynë ishte një përbindësh. Para se të shkonim te prokurori, shkuam te një psikiatër. Ai na tha se ishte një parametër i sëmundjes së tij (vuante nga psikoza alkoolike). Dyshova se doktori ishte mashtrues por nuk shkuam te prokurori për të mos i nënshtruar fëmijët në një gjyq të ri. Kaluan vite. Pashë që fëmija ime nuk ishte në gjendje të mirë. Kur e pyet me tregoi, më tha se ‘është djall me dy fytyra”, tha njëri prej baballarëve duke rrëfyer historinë e fëmijës së tij.
Gjatë paraqitjes në gjykatë, i pandehuri pranoi krimet dhe kërkoi falje. Në kërkim të faljes, ai ka rrëfyer veprimet e tij, duke u kërkuar falje vëllezërve dhe motrave, ndërsa është shprehur se është penduar për veprimet e tij.
“Më vjen keq, kërkoj falje. Videot i mbaja në celular. I kisha treguar disa foto një kolegu me të cilin punonim në taksi. Në atë kohë shkoja te psikiatri. Kam menduar për atë që kam bërë dhe jam penduar. Më vinte turp të thërrisja vëllezërit e mi dhe mbesat dhe nipërit e mi për të kërkuar falje. Pas vitit 2013 nuk kam asnjë lidhje me të miturit. E kam bërë për herë të parë në vitin 2009, në moshën 40-vjeçare ”, tha 53-vjeçari.