Kiara Tito dhe Olta Gixhari nuk po kalojnë një ditë pa u konfliktuar. Sot, shkak u bë një zarf i cili ishte lënë porosi nga ‘Big Brother’ për to. Menjëherë sapo Kiara doli nga dhoma e rrëfimit, u përball me Oltën e cila po e priste me padurim. Debati nisi menjëherë mes tyre.
Kiara i bëri të ditur se zarfi iu dorëzua asaj mirëpo Olta kishte mendim totalisht ndryshe. Ajo nisi të tregonte se vajza brenda, duke nënkuptuar zërin (mbase) ia kishte dhënë asaj, por më pas i kërkoi Kiarës që të futeshin të dyja brenda për ta sqaruar. Mënyra e komunikimit nuk i pëlqeu Kiarës, saqë i kërkoi që të mos i jepte urdhëra.
Kiara: Isha shumë okej, vazhdoi Maestro dhe do na presin secili.
Kiara: Ma dhanë mua zarfin, kështu që herën tjetër mua mos më ndërhyj.
Olta: Kiara, okej bravo, shumë mirë.
Kiara: E bën në formë urdhëri.
Kiara: Nuk të bërtas, mos më jep urdhëra.
Kiara: Unë nuk bëj sipas kokës time, bëj atë që më thotë produksioni.
Olta: Ti do sherr, unë nuk kam ndërmend të bëj sherr me ty, nuk kam nerva.