U godit gjashtë herë me thikë, zbardhen detaje nga sherri me një të plagosur në Vlorë

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen me thikë të 52-vjeçarit në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Vlorës. Gjendja e 52 vjeçarit është përkeqësuar pasi ka marrë 6 goditje me thikë në trup.

52 vjeçari, Genci Serjaniu u plagos me thikë nga i riu, Armando Mustafa, i cili është arrestuar nga policia. Shkak i sherrit mes tyre ka qenë një konflikt i momentit.

Sakaq, mësohet se autori kishte qenë nën efektin e alkoolit në momentin e sherrit me 52-vjeçarin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *