“Masa të shtuara në fundjavë”/ Policia apel shoferëve: Bëni kujdes! Udhëtoni me jetën në mendje

Policia e Shtetit ka bërë me dije se gjatë fundjavës do të ketë masa të shtuara me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Blutë njoftojnë se rrugët do të monitorohen nga makinat inteligjente dhe radarët automatikë.

Më tej, efektivët kanë publikuar një mesazh për drejtuesit e mjeteve duke u bërë thirrje të jenë të kujdesshëm dhe duke i rikujtuar se makinat inteligjente dhe radarët automatikë kryejnë një monitorim 24/7 të qarkullimit rrugor në të gjithë territorin e vendit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Udhëtoni me jetën në mendje!

Masa të shtuara gjatë fundjavës, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Makinat inteligjente dhe radarët automatikë, monitorim 24/7 qarkullimit rrugor, në të gjithë territorin e vendit.

Duke marrë parasysh se fluksi i lëvizjeve është më i lartë në fundjavë, kryesisht në akset rrugore nacionale dhe në qendrat e mëdha urbane, si dhe nga shkeljet e konstatuara nga mjetet inteligjente, Policia e Shtetit do të intensifikojë masat gjatë fundjavës.

Në të gjitha akset rrugore nacionale, urbane dhe rurale, shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet dhe monitorimet intensive, duke përdorur makinat inteligjente, radarë automatikë, dronë, kamera, aparate fotografike, alkooltestues dhe mjete të pauniformuara, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve, motomjeteve, çiklistët dhe këmbësorët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *