Fundjava sjell përkeqësim të motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron mjetet lundruese

Fundjava sjell përkeqësim të motit në të gjithë bregdetin shqiptar.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron mjetet lundruese se duke nisur pas orës 22:00 të së premtes dhe gjatë fundjavës, në datat 25–26 shkurt, do të ketë përkeqësim të motit.

Sipas autoritetit detar, era do të arrijë deri në forcën 7-8 ballë me shpejtësi deri 30 – 35 metra për sekondë. Kjo do të sjellë dallgëzim të fortë të detit me lartësi dallgë nga 2.50 deri 3.50 metra.

“Njoftim për përkeqësim të motit! Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 25 – 26 Shkurt 2023 duke filluar nga ora 22:00 datë 24 shkurt 2023 do kemi përkeqësim të motit ku era do të jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30-35m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të perkeqesuar do të jetë mbas datës 27 Shkurt 2023 ora 06:00”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *