‘Qershori, muaj kritik’/ Varhelyi për hapjen e negociatave: BE dhe KE po punojnë shumë fort

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, dhe kryeministri Edi Rama folën dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Gjatë konferencës për shtyp në përfundim të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Varhelyi tha se ky muaj është kritik për hapjen e negociatave.

“Kemi shumë çështje mbi tryezë. Ne në BE dëshirojmë të organizohen konferencat ndërqeveritare me Serbinë dhe Malin e Zi, që ato të nisin negociatat. Duam gjithashtu që të zhvillohen konferenca te para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pra, ky muaj, ky vit, mund të jetë vërtetë muaji ose viti i Ballkanit Perëndimor. Është qershori i këtyre vendimeve, do duhet të merren këto vendime. Ne po punojmë vërtet fort, edhe në këto momente, pas kuintave. BE dhe KE janë të përkushtuar të gjejnë zgjidhje, por është ende shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhë. Ne duam që kjo gjë të ndodhë”, tha komisioneri Varhelyi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *