Sabiani ‘thumbon’ Kristin? Këngëtari: Në shtëpi nuk dua zorraxhinj

Këngëtari i njohur, Sabiani ka reaguar për herë të parë në lidhje me romancën e nisur në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” mes vajzës së tij Keisi dhe Kristi Aliajt.

Në një video të shpërndarë në profilin e tij në Tik Tok, Sabiani u shpreh se Kejsi e ka vetë në dorë. Megjithatë duke iu referuar një shprehjeje të përdorur në një intervistë të mëparshme të dhënë në emisionin e drejtuar nga Ermal Mamaqi, ai u shpreh se nuk dëshiron “zorraxhinj në shtëpi”.

@sabiani_original

#fyp #viral ❌ E theksoj ❌ ZORRAXHINJ NUK DUA NE SHPI @Keisi Medini

♬ original sound – Sabiani

Video e Sabianit është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale, duke e marrë si reagim për lidhjen e vajzës së tij. Kujtojmë se Sabiani dhe Robert Aliaj nuk kanë reaguar ende për lidhjen e fëmijëve të tyre. Nga ana tjetër, e ëma e Kristit, Mimosa Dino e përmendi Keisin në mesazhin për djalin por nuk dha asnjë sinjal për mirë apo keq.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *