Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se ministrat 5 herë më shpesh shkojnë në Dubai se sa vijnë në Tepelenë.
Në takim me strukturat në Tepelenë, Berisha tha se Rama nuk e lejon komisionin hetimor për udhëtimet me charter, se do nxjerrë se janë më shumë se 22 milionë euro shpenzime për udhëtime e vikende.
“A duhet të ngrihemi ne? Ne duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë.
Analistët rendin nga një ekran në një ekran tjetër që t’u mashtrojnë juve.
Zonja në SHBA e denoncoi Edi Ramën se ka darkuar në një lokal në Nju Jork me 10 mijë dollarë darka.
Dilte çakalli i tij e thoshte se ka kushtuar 100 dollarë. Me paratë e Ramës e thotë këtë.
Se vetë Rama ka bërë 137 udhëtime me aeroplan me dhomë gjumi, se lodhet shumë se ka marrë pjesë vetëm në 19 mbledhje qeverie. Të gjitha të tjerat i ka Ballukja.
Dhe del e thotë se këto udhëtime janë më të lira se të paraardhësit tim në linja private. Ndërkohë nuk e lejon komisionin hetimor për këtë çështje, se do nxjerrë se janë më shumë se 22 milionë euro shpenzime për udhëtime e vikende.
Këto ministra, 5 herë më shpesh shkojnë në Dubai se sa vijnë në Tepelenë”, tha Berisha.
Kreu i PD-së deklaroi më tej se kjo bandë arriti të paimagjinueshmen duke rekrutuar kryezbuluesin e SHBA, por se revolucioni do fitojë.
“Kjo bandë arriti të paimagjinueshmen, të rekrutojë kryezbuluesin e SHBA, McGonigal.
E para, t’ia bësh një vendi që të ka bërë aq të mira në histori, je më besëpreri i shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut gjer më sot.
Ky, duke na quajtur ne antiamerikanë, pse ne po mbronim vlerat e lirisë, vlerat e amerikanëve në Shqipëri, ky njeri nuk ka asnjë interes. Ne kemi interesa kombëtare dhe forca e idealeve tona është e pamposhtur.
Ju garantoj se këtë revolucion do e fitojmë.
Misionarët nuk janë shumicë, por ata fitojnë, ata nuk humbasin. Ata nuk humbasin sepse sakrifikojnë.
Demokratët duhet të bindin çdo shqiptar se këtë betejë e kemi për çdo shqiptar.
Ndaj, të ecim të vendosur, të ecim të guximshëm, të sigurt drejt fitores që meritojmë”, tha kreu i PD.