Një tjetër rrëfim rrëqethës në lidhje me kontrollorin që terrorizon udhëtarët e transportit publik në Tiranë është denoncuar nga një vajzë. E reja ka rrëfyer dhunën psikologjike të ushtruar nga kontrollori Fredi Spahiu dhe skemën e përdorur nga ky i fundit me të gjithë udhëtarët e autobusëve të linjës “Tirana e Re”.
Dhjetëra denoncime e mesazhe mbi Spahiun, ndërkohë që asnjë reagim nuk ka ardhur ende nga Policia e Shtetit. Të terrorizuar qytetarët po rrëfejnë eksperiencat e tyre me kontrollorin që i bën të ndjehen të frikësuar për sigurinë e tyre ndërkohë që Muhamet Rrumbullaku shikon nga iPhone i tij tek JOQ skenat e dhunës së Spahiut mbi qytetarët e thjeshtë.
E frikësuar, vajza e përmbyll rrëfimin e saj duke i bërë thirrje autoriteteve të marrin masa për të!
E reja shkruan:
”Pershendetje perpara 10 ditesh i kam treguar abonene me ka thene duhet karta e studentit. Ma mori abonene nga dora dhe i thashe urdhero karten e ID qe ta verifikosh qe jam i njejti person.
Plot arrogance me tha qe nuk ben pune qe keshtu me jep leket dhe abonene shko merre tek X vend, une nuk e lashe me aq shkova dhe i thashe te ma jepte duke i nxjerre nje foto te kartes se studentit.
Ky ne mes te autobusit po me therriste dhe po me thoshte “ik moj andej, ik mos te shof”, historia vazhdon kur ne zbritem ne te njejtin stacion dhe po me kercenonte dhe i thashe se do njoftoj policine pasi po ndihem e kercenuar dhe me tha “skane cfare me bejne”.
I thashe se ty duhet te te heqin nga puna urgjentisht dhe po me permendte leket dhe u afrua tek fytyra ime dhe me zgjati me force varesen e kontrollit duke me thene se eshte “pronar i autobuzave” se bashku ne djalin tjeter po me kerceninin ik se do e pesosh keq. Ju lutem te merren masa per kete perbindesh!
Ky kontrollor u be gati te me godiste ne momentin qe me drejtoi ne fytyre varesen e kontrollin duke cenuar cdo te drejte timen, ju lutem publikojeni!”/ JOQ.