Nga Gjirokastra, Sali Berisha ka inkurajuar demokratët që ta vazhdojnë betejën për largimin nga pushteti të Edi Ramës dhe PS.
Ai tha se Ramën ‘do ta përcjellin në koshin e drejtësisë”, ndërsa u bëri thirrje që të mos dekurajohen dhe ta vazhdojnë betejën.
“Do ta përcjellim në koshin e drejtësisë Edi Ramën dhe suitën e tij. Ndaj propozoj ta vazhdojmë këtë betejë. Opozitë do të thotë sakrificë. Nuk duhet të dekurajoheni. Ramës do ia ngushtojmë lakun në fyt, ashtu siç e meriton”, tha Berisha.
“Me revolucion paqësor do përmbysim monizmin e bazuar në krimin, vjedhjen dhe drogën. Fuqia e tyre korruptive është dëshmuar më e jashtëzakonshmja që mund të ketë kush. Edi Rama rekruton me korrupsion, kryezbuluesin e SHBA, ua fut në thes dhe e angazhon kundër opozitës. E angazhon me këshiltarin e tij më personal, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën. Për t’i vendosur gjoba biznesmenëve, që shkojnë deri në 30 milionë euro, të tjerët thonë deri në 50 milionë euro. Duke u thënë se do u heq nga blacklistimi. Kjo nuk ndodh në një vend demokratik. Pasojat i paguan çdo shqiptar i ndershëm. Ndaj dhe ky zhvillim dhe kjo situatë e ka jetike revolucionin.
Me revolucion ne përmbysëm monizmin që bazohej në doktrinën marksiste, me revolucion do përmbysim monizmin që bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen. Me revolucion paqësor përmbysën monizmin e armatosur gjer në dhëmbë. Me revolucion paqësor do përmbysim monizmin e bazuar në krimin, vjedhjen dhe drogën”, tha po ashtu kreu i PD.