Mëngjesin e sotëm, të gjithë banorët, janë zgjuar të çuditur kur kanë parë që Golden Eagle dhe pija Natyral, produkte origjinale kosovare, janë larguar nga produksioni.
Ashtu siҫ e kemi vënë re, banori më i pëlqyer në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli, pijën e preferuar të tij, kishte “Golden Eagle”.
Gjatë natës, stafi ka vendosur pijen 8S2 e njohur ndryshe si ‘B52 gri’ e prodhuar në Koplik, por pjesë e kësaj kompanie është dhe pija Fruvita, një pije e importuar nga Serbia.
Nuk aludojmë dot se cili ka qenë motivi kryesor i ndërrimit të sponsorave në mes të sezonit, urojmë që të jetë vetëm prej parave.
Pija “Golden Eagle”, mori shumë emër, pasi konsumohej nga Luizi, personazhi kryesor i këtij “Big Brother”, dhe siҫ thuhej, pritej që një nga këto Prime, do t’i ofrohej të bëhet ambasador i kësaj kompanie.
Por ky ndryshim i papritur, do i ndryshojë të gjitha.
Askush si shqiptar, nuk arrin ta kuptojë, se si një television, i cili flet për shqiptarët, tenton t’i bashkojë ato, dhe pranon si sponsor një produkt Serb, aq më tepër me këto shikueshmeri dhe impakt që ka.