‘X-Press Pearl’, anija që shkaktoi një katastrofë ekologjike në Sri Lanka

Në fillim të muajit të kaluar, një anije mallrash që mbante kimikate mori flakë në brigjet e Sri Lankës, duke lënë pas një katastrofë mjedisore me të cilën ishulli do të duhet të jetojë me dekada. Për ditë me radhë ajo qëndroi duke u djegur, tufa tymi të errët që mund të shiheshin nga milje larg. Por anija X-Press Pearl tani ka rënë në heshtje, e shtrirë dhe gjysëm e zhytur në brigjet e Sri Lankës, trupi i saj mbështetet në shtratin e cekët të oqeanit.

Por megjithëse flakët tani janë shuar, problemet sapo kanë filluar. Në bordin e anijes, ka akoma kutia të grumbulluara njëra mbi tjetrën, shumica prej të cilave përmbajnë kimikate shumë të rrezikshme për mjedisin. Disa prej tyre tashmë kanë rrjedhur në ujë, duke shkaktuar frikën se mund të helmojnë jetën detare.

Në bordin e anijes, ka akoma kutia të grumbulluara njëra mbi tjetrën, shumica prej të cilave përmbajnë kimikate shumë të rrezikshme për mjedisin. Disa prej tyre tashmë kanë rrjedhur në ujë, duke shkaktuar frikën se mund të helmojnë jetën detare. Për më tepër, tonelata me paleta të vogla plastike janë përhapur në plazhet lokale në afërsi. Gjithashtu ka qindra ton karburant në trupin e fundosur të anijes i cili mund të rrjedhë në det.

Përveç kërcënimeve mjedisore, ka edhe pasoja shkatërruese për komunitetet lokale, peshkatarët që brenda natës humbën mundin e një jetë dhe ka të ngjarë të vuajnë pasojat për vitet që do të vijnë. “Ne jemi peshkatarë të vegjël dhe shkojmë çdo ditë në det. Mund të fitojmë diçka vetëm nëse shkojmë në det – përndryshe e gjithë familja jonë do të vdesë nga uria,” u shpreh një peshkatar vendas, Denish Rodrigo.

Miliarda sfera plastike

Një gjë që bie në sy kur shikon dëmet e katastrofës mjedisore janë copëzat e vogla të rrumbullakëta plastike aq sa edhe syri me zor mund ti shohë. Këto sfera plastikë janë përdorur për prodhimin e mallrave . “Kishte rreth 46 kimikate të ndryshme në atë anije,” tha Hemantha Withanage, një aktiviste mjedisore e Sri Lankës. Që nga fundi i majit, sfera të tilla plastike nga ngarkesa X-Press Pearl kanë përfunduar në plazhet Negombo ndërsa peshqit kanë konsumuar shumë prej tyre, madje edhe guaska.

Plastikës i nevojiten 500 deri në 1000 vite për t’u dekompozuar dhe ka të ngjarë të bartet nga rrymat oqeanike në brigjet përreth Sri Lanka dhe madje edhe në plazhet qindra kilometra larg anijes. Megjithatë, ndërsa plastika mund të jetë ndikimi më i dukshëm deri më tani, nuk është ai më i rrezikshmi. “Nëse këto sfera plastike gjenden brenda peshkut që hamë, ato zakonisht qendrojnë në aparatin tretës të tij,” tha Britta Denise Hardesty nga CSIRO.

‘E gjithë familja jonë do të vuajë nga uria’
Por për peshkatarët e Negombo, shqetësimi i tyre nuk është vetëm ajo që ndodhet brenda peshkut , por pamundësia për të peshkuar. Peshkimi tani është ndaluar në zonën e prekur, që do të thotë se shumë prej tyre kanë humbur të ardhurat dhe jetesën e tyre praktikisht brenda natës.  “Ne jemi peshkatarë të vegjël dhe shkojmë çdo ditë në det. Mund të fitojmë diçka vetëm nëse shkojmë në det – përndryshe e gjithë familja jonë do të vdesë nga uria,” u shpreh një peshkatar vendas, Denish Rodrigo.

“Peshqit rriten në shkëmbinj nënujorë koralesh dhe autoritetet kanë thënë se të gjitha ato janë shkatërruar për shkak të kimikateve të rrezikshme. Nuk ka asnjë mundësi tjetër përveç se të hidhen në det dhe të ngordhin,” tha Tiuline Fernando, i cili ka qenë një peshkatar për 35 vitet e fundit. Ndërsa qeveria po pret dëmshpërblim nga pronarët e anijes, vendasit nuk janë shumë optimistë se sa do ti ndihmojnë ato para. Sidoqoftë shoqata e peshkatarëve tha  se ata kanë nevojë për ndihmë, si peshkatarët ashtu edhe komuniteti i gjerë. “Nuk jemi vetëm ne,” shpjegon Densil Fernando, presidenti i grupit dhe një peshkatar vetë. “Ka industri të tjera të ngjashme që janë prekur nga e gjithë kjo katastrofë.

Ndotja kimike
Ndikimi më afatgjatë, që ka të ngjarë të prekë vendin për dekada, është ai i ndotjes kimike. Ndër elementët më të rrezikshëm në bordin e anijes janë acidi nitrik, dioksidi i natriumit, bakri dhe plumbi, sipas Withanage. Sapo të futen në ujë, këto kimikate do të dëmtojnë jetën detare. Peshqit e vegjël mund të ngordhin shpejt si rezultat i helmimit. Në vend të kësaj, duke u ushqyer me peshq të vegjël, toksinat ngadalë do të mblidhen në trupat e tyre me kalimin e kohës.
Withange, tha se ke parë tashmë peshq, breshka dhe delfinë të ngordhur në plazhe. Disa prej tyre kishin marrë një ngjyrë të gjelbër, duke hedhur dyshimet se ata janë helmuar nga ndotjA me metale dhe kimikate.

Pastrimi

Ndërsa edhe më parë janë fundosur anije, Sri Lanka nuk është përballur kurrë me një ngarkesë të tillë helmuese  dhe vendi nuk ishte i përgatitur për një situatë të tillë. Kompania e transportit që zotëron X-Press Pearl tashmë i ka bërë thirrje firmave ndërkombëtare për t’iu përgjigjur krizës dhe thotë se specialistët e saj janë në terren në Sri Lanka.

Por Withanage dyshon nëse kjo kompani do të bëjë më të mirën për të ndihmuar në përmirësimin e situatës. Qendra për mbrojtjen mjedisore ka hedhur në gjyq si qeverinë e Sri Lankës dhe kompaninë e transportit detar në lidhje me situatën e krijuar, por grupi ka theksuar se e vetmja gjë që mund të presin është ndërgjegjësimi. Tani për tani, shpresa më e madhe e Withanage është që katastrofa të paktën të shërbejë si një mësim për të parandaluar një tjetër katastrofë të tillë.

/Burimi BBC: përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *